Shkeli vendimin e qeverisë për mbajtjen e ceremonive fetare gjatë pandemisë COVID19

Shkeli vendimin e qeverisë për mbajtjen e ceremonive fetare gjatë pandemisë COVID19

Mitropoliti Amfilohije, peshkopi i lartë i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, u arrestua të dielen nga policia e vendit për mbajtjen e një meshe në manastirin Zlatica në Podgoricë..

Mediat njoftuan se Amfilohije u mor nga policia me dhjetëra priftërinj dhe besimtarë të tjerë për shkeljen e vendimit të qeverisë për mbajtjen e ceremonive fetare gjatë pandemisë COVID19.

Policia arrestoi gjithashtu priftërinj nga tempulli i “Ringjalljes së Krishtit” në Podgoricë dhe kreun e partisë opozitare Prava Crna Gora, Marko Milacic, raportuan mediat.

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi dënoi të dielën veprimin e policisë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të mitropolitit Amfilohije.

Një nga krerët e priftërinjve të SPC-së, Gojko Perovic, i tha agjencisë së lajmeve MINA se nuk është “e qartë” pse policia arrestoi mitropolitin./21Media