Një efektiv policie në Lezhë është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Policia e Shqipërisë bëri të ditur se në pranga ka rënë 62-vjeçari, K.K, pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur në moshën 13 vjeçare.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa. Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale ‘Ngacmim seksual'”, njofton Policia./21Media