Arrestohet efektivi i forcave “Shqiponja” i cili qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha pranë banesës së tij në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 01:45 të 8 dhjetorit.

Sipas njoftimit të parë të policisë vrasja ndodhi pasi i riu nuk iu përgjigj urdhrit të policisë të ndalonte.

Fillimisht punonjësi i policisë shtetasi N.H., u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme./oranews