Policia e Kosovës ka arrestuar një pronar të një depoje ushqimore pasi që dyshohet se i njëjti ka shpërndarë në qendra tregtare dhe shitore me pakicë artikuj ushqimorë me afat të skaduar dhe po ashtu i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në rrugën “Beqir Musliu” në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e tregut dhe të ATK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media