Pezullohet nga puna punonjësi i Themelores në Pejë

(Lajm i përditësuar)
Gjykata Themelore Pejë ka pezulluar nga puna Z. H, referent i lartë në Gjykatën Themelore Pejë, pasi që i njëjti është arrestuar për ryshfet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, bazuar në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil, vendosi: Pezullimin parandalues nga puna dhe detyrat e punës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
16:18 – Arrestohet punonjësi i Themelores në Pejë për ryshfet 
Hetuesit policorë në Pejë kanë arrestuar të dyshuarit, Z.H, referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, për në veprën penale “marrje e ryshfetit”.
Ai dyshohet se në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D.Sh, (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971), pranon një sasi të hollave.
“Sot, më 24.11.22 i dyshuari Z. H., nga vendi i punës është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë për t’u intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit është informuar prokurori i rastit i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
I dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani./21Media

Back to top button