Detaje nga shpërthimi i bombave

Detaje nga shpërthimi i bombave

Autoritetet italiane të Antimafias së Barit në bashkëpunim me Policinë e Foggias kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar si autor i dy atentateve me bombë artizinale ndaj aktiviteteve sipërmarrje në qytetin e Foggias.

Hetimet zbardhën se ai është autori i vënies së lëndës shpërthyese në dëm të Qëndrës Sociale për strehimin e të moshuarve, “Il sorriso di Stefano” , në natën e 16 janarit 2020 si dhe ndaj biznesit “Poseidon” në natën e 9 nëntorit 2019.

Analizimi i imazheve video të mbledhura nga kamerat e sigurisë publike dhe nga bizneset private kanë identifikaur shqiptarin si autor të dy atentateve ndaj të cilëve ka përdorur të njëjtën mënyrë veprimi.

Ndaj tij rëndon dhe akuza e përdorimit të metodës mafioze me aktivitetet kriminal në një vend publik, duke provokuar alarm social me mesazh frikësues për “viktimat”.

Shpërthimet me bombë artizanale i shkaktuan një dëm të madh strukturor bizeseve,  dëmtuan dhe banesat pranë dhe 6 automjete të parkuara në afërsi të vendngjarjeve.

Sipas autoriteteve italiane shpërthimi i fortë mund të shkaktonte lëndime me pasoja dhe fatale për persona nëse do të ndodheshin në vendngjarje./oranews