Arrestohet shtetasi serb në Mitrovicë, i gjenden mbi 9 kg drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje ( 28 tetor) një shtetas të Serbisë pasi që në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut i janë gjetur mbi 9 kilogram substanca narkotike.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar dhjete paketime të mbështjella me qese najloni të tejdukshme, në të cilat dyshohet të ketë substancë narkotike – marihuanë, me peshe totale 9 kg 108 gram, një llaptop dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./21Media

Back to top button