Në veturën e një 46 vjeçari në Mitrovicë janë gjetur 1 mijë e 200 fishekë.

Lidhur me këtë rast 46 vjeçari me inicialet L.F është arrestuar nga policia.

Me urdhër të gjykatës të dyshuarit iu është bastisur dhe shtëpia, në të cilën kanë gjetur një pistoletë “Bareta”, një karikator dhe 10 fishekë 6 mm.

“Me datën 12 nëntor 2020 rreth orës 17:20, Policia në Mitrovicë në një pikë kontrolli gjatë kontrollit të detajuar të një veture ka gjetur dhe ka sekuestruar 1200 fishekë të armës së gjuetisë. I dyshuari L. F. 46 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të gjykatës është kryer edhe bastisja e shtëpisë së personit në fjalë, ku si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pistoletë Bereta, një karikator dhe 10 fishekë 9 mm”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit L. F. 46 vjeçar i është shqiptuar masa në mbajtje 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për ‘import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse’./21Media