Këshilli Politik arriti marrëveshjen për reformën zgjedhore. Marrëveshja u përshëndet edhe nga OSBE-ja dhe BE-ja.

Këshilli Politik mbërriti në Pallatin e Kongreseve me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar rreth ores 19:30 dhe mbledhja u mbyll rreth ores 20:40.

Deputetja Rudina Hajdari në përfundim të mbledhjes tha kjo reformë do ishte e plotë nëse në draft do përfshihej dhe ndryshimi i sistemit.

Presidenti Ilir Meta përgëzoi Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, deklaroi se është bërë një hap shumë i rëndësishëm dhe se Shqipëria është më pranë BE-së.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dakordësohen për administratën zgjedhore tha se të gjitha palët lëshuan diçka nga vetja për të mirën e Shqipërisë./oranews