Është arritur marrëveshja për zhbllokimin e llogarive të Telekomit. Këtë e bëri të ditur  Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë Blerim Kuçi.

“Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës dhe është nënshkruar një marrëveshje me operatorin ekonomik “Dardafone.net”. Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë”, ka shkruar Kuçi në Facebok.

Sipas tij, kjo marrëveshje tashmë e nënshkruar nga ai dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

“Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383. Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet. Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Llogaritë e Telekomit janë bllokuar tash e sa ditë. Z-Mobile k a bllokuar llogaritë dhe ka marrë mjetet që ishin aty, pasi ka fituar rastin në Arbitrazh me Telekomin./21Media 

Arrihet marrëveshja për zhbllokim të llogarive të Telekomit

Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare…

Posted by Blerim Kuçi on Monday, November 16, 2020