Një pjesëtar i njësive speciale elite kanadeze arriti rekord të ri në gjatësi të goditjes me snajper

Një pjesëtar i njësive speciale elite kanadeze arriti rekord të ri në gjatësi të goditjes me snajper

Ai gjatë aksionit ushtarak kundër pjesëtarëve të Shtetit Islam në Irak goditi cakun nga distanca prej 3.450 metrash. Me këtë rast është përdorur pushka McMillan TAC-50, e kalibrit 12,7 milimetra.

Burime ushtarake thanë për mediat kanadeze se kjo goditje rekorde është më meritorja për ndalimin e sulmeve të islamikëve ndaj forcave të sigurisë irakiane.

Rekordi i mëhershëm ishte arritur nga britaniku Craig Harrison, i cili në vitin 2009 në Afganistan goditi cakun nga distanca prej 2.475 metrash.