Kanë arritur pajisjet mjekësore ndihmëse nga Mbretëria e Bashkuar në Indi të marten, duke shënuar kështu dërgesën e parë ndërkombëtare, pas gjendjes alarmante në Indi.

Ventilues dhe pajisje me oksigjen arriten në Delhi, por duhen edhe më shumë se kaq, gjersa India shënon rritje të rasteve të të infektuarëve deri në 320.000 dhe numri i vdekjeve ka prekur shifrën deri në 200.000.

Disa nga vendet e tjera që do të dërgojnë ndihma në Indi janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Gjermania.

Ndërkohë, presidenti i Amerikës Joe Biden tha të hënën se do t’i dërgoj rreth 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca jashtë vendit, megjithëse emrat e vendeve që do ta pranojnë këtë ndihmë nuk u bënë të ditur, mendohet se India do të jetë primare./21Media