Arrin në 23 numri viktimave nga shembja e urës së metros

 

Ka shkuar në 23 numri i viktimave nga incidenti i ditës së sotme, pasi u shemb një urë metroje në Meksikë, duke lënë kështu edhe shumë të tjerë të lënduar. Ndër të cilët ka edhe fëmijë, ndërkohë ekipet e shpëtimit dhe zjarrëfikësit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë.

Vagonët e trenit ranë në tokë, duke goditur kështu një veturë.

Metro është sistemi më i përdorur në Meksikë, i cili bart miliona njerëz për një javë. Gjithësesi incidenti nuk ndodhi në një nga linjat më të vjetra të cilat kanë përjetuar edhe dy tërmet në 35 vitet e fundit, por ndodhi në linjën 12, e cila u kompletua në tetor të vitit 2012.

Ndërkohë, vendasit po luten të mos ketë më shumë viktima./21Media

Back to top button