Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti në Izmir ka shkuar në 58.

Pas tërmetit në Izmir, Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili mori informacion nga zyrtarët  në lidhje me punën në apartamentet Rıza Bej dhe Doğanlar në rrethin Bayraklı, bisedoi me qytetarët që ishin dëmtuar nga tërmet.

Ministri Koca më vonë u tha gazetarëve se ai vizitoi Ahmet Çitim, 70 vjeç, i cili mbijetoi 34 orë nën rrënoja dhe tani është duke u trajtuar në spital, transmeton rtv21.tv.

Duke shpjeguar se shëndeti i Çitimit është i mirë, Koca tha, “Xha Ahmet ka qenë në dializë dhe unë e vizitova tani. Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë, nuk ka asnjë problem serioz në shëndetin e tij tani. Gruaja e tij humbi jetën”, tha ai.

Duke shprehur se përpjekjet po vazhdojnë për të shpëtuar qytetarët nën rrënojat, Koca tha se 218 qytetarë të lënduar janë në spitale 8 nga shtetasit vazhdojnë të trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, duke theksuar se gjendja e 3 të lënduarve mbetet e rëndë./21Media