Në komunën e Ferizajt sot janë shëruar edhe 9 persona nga COVID-19 duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në këtë komunë

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu , i cili po ashtu ka bërë të ditur se sot nuk është shënuar asjë rast i ri me koronavirus në Ferizaj. Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Deri më tani në Ferizaj janë konfrimuar 98 raste me COVID-19.

Edhe në nivel vendi vërehet rënie e numrit të të prekurve me koronavirus dhe rritje e numrit të të shëruarve. Sot janë shëruar 43 persona kurse janë konfirmuar 4 raste të reja prej 324 mostrave të testuara./21Media