Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39.

Sipas TRT Haber, 243 persona po trajtohen, ndërsa tetë prej tyre janë në kujdes intensiv.

Puna ka përfunduar në 9 nga 17 ndërtesat ku po kryhet puna e kërkimit dhe shpëtimit dhe puna po vazhdon në 8 ndërtesat e mbetura.

Një tërmet i fuqisë 6.6 ballë të Rihterit ndodhi dje në Detin Egje, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit./21Media