Numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit në Izmir shkoi në 62.

Sipas CNN Turk, Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) publikoi një deklaratë të re me shkrim në lidhje me tërmetin në Izmir.

“Sipas informacionit të marrë nga SAKOM, 62 shtetas vdiqën. 722 nga 940 qytetarët tanë të plagosur u liruan dhe trajtimi i 218 qytetarëve vazhdon. Është deklaruar se aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit aktualisht po kryhen në 8 ndërtesa në Izmir.”.

Një tërmet i fuqisë 6.6 ballë të Rihterit ka ndodhur të premten në Detin Egje, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit./21Media