Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi  (AFAD) njoftoi se numri i njerëzve që vdiqën në tërmetin në Izmir arriti në 79.

Në deklaratën e bërë nga AFAD, thuhet se numri i të lënduarve ka arritur në 962, raporton TRT Haber, përcjell portali rtv21.tv

Po ashtu u bë e ditur se 743 nga të lënduarit janë liruar nga spitali ndërsa 219 prej tyre vazhduan të trajtohen. Përpjekjet për kërkim shpëtim në Izmir po vazhdojnë .

Në deklaratë, u theksua gjithashtu se pas tërmetit, kishte 1120 tronditje të pasme, 43 prej të cilave ishin mbi 4./21Media