Kylian Mbappe është talenti më i kërkuar pas një sezoni fantastik me Monaco-n

Kylian Mbappe është talenti më i kërkuar pas një sezoni fantastik me Monaco-n

Tani edhe klubi londinez Arsenal janë vënë pas të riut, transmeton L’Equipe.

Sulmuesi i ri ka tërhequr interesimin e disa skuadrave, në mesin e tyre edhe Real Madrid e Manchester City janë klube që kërkojnë blerjen e francezit, shkruan rtv21.tv.

Por me Arsene Wenger me kontratë të re, duket se Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për ta sjellë të riun në Emirates./21Media