Topçinjtë janë të vendosur për të blerë shqiptarin nga Maqedonia e Veriut.

Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi ka dalë si një interes i befasishëm për klubin nga Londra, shkruan rtv21.tv.

Gazeta spanjolle, Onda Deportiva pretendojnë se skuadra angleze tashmë kanë dërguar një ofertë për 25 vjeçarin, i cili kërkohet edhe nga skuadra italiane Fiorentine dhe disa klube të Bundesligës.

Bardhi është bërë pjesë e Levantes në vitin 2017 kur ishte bashkuar nga skuadra hungareze Ujpest, dhe këtë sezon për 26 ndeshje ka shënuar 4 gola dhe ka kontribuar me 3 asistime./21Media