Arsenali dhe Leeds-i kanë lëshuar deklarata rreth abuzimit racor nëpër mediet sociale të lojtarëve Nicoalas Pepe dhe Ezgjan Alioski pas përplasjes së tyre gjatë ndeshjes së të dielës në Premier League.

Reprezantuesi i Bregut të Fildishtë u kap nga kamerat televizive duke u përleshur me maqedonasin Alioski menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, teksa u përleshën me gjyqtarin Anthony Taylor që e ndshëkoi me karton të kuq pasi shikoi VAR-in.

Pas ndeshjes lojtarët ishin cak i mesazheve raciste nga fansat rivalë të klubeve, me të cilat po merret policia.

“Dënojmë plotësisht abuzimin e ndyrë ndaj Pepes dhe Alioskit nëpër mediet sociale pas ndeshjes kundër Leed-sit. Kjo është e papranueshme dhe ne po jemi duke u angazhuar që t’i ndjekim penalisht akterët”, thuhet në komunikatën e Arsenalit, kurse në deklaratën e klubit Leeds thuhet: “Ky abuzim i poshtër drejtuar lojtarëve në mediet sociale pas ndeshjes së djeshme assesi nuk tolerohet nga klubi ynë, ndaj e dënojmë.”