Arsenal ende është në bisedime me klubin francez Lyon për mesfushorin e tyre Houssem Aouar, por po shikojnë që të shesin dyshen Torreira dhe Kolasinac që të mbledhin fonde për të siguruar kartonin e Aouar.

“Gunners” pritet të bëjnë edhe një ofertë tjetër për mesfushorin, të cilin Lyon e vlerëson rreth 50 milionë euro.

Gazeta “Standard Sport” raporton që para mbylljes së afatit kalimtar të transfereve, nga Arsenali pritet të largohen Shkodran Mustafi dhe Sokratis Papastathopoulos, por që dy fytyra që pritet të largohen sigurt janë Torreira dhe Kolasinac.

Torreira është në bisedime me Atletico Madridin, por që një marrëveshje mes dy klubeve është vështirë të arrihet pasi Arsenal po kërkon ta shesë lojtarin, ndërsa Atletico ofron vetëm huazim.

Ndërkaq, Bayer Leverkusen janë në bisedime të avancuara me krerët e Arsenal për Sead Kolasinac, ku “Gunners” shpresojnë të arkëtojnë rreth 10 milionë nga shitja e tij.