Arda Turan po kërkohet nga Arsenali

Arda Turan po kërkohet nga Arsenali

Skuadra angleze Arsenal është duke përgatitur ofertën prej 30 milionë euro për Arda Turan, raportojnë mediat turke dhe ato spanjolle.

Futbollistit 30-vjeçar i është bërë me dije se nuk është më i dëshirueshëm në Barcelonë, transmeton KosovaPress.

“Topçinjtë” janë afër marrëveshjes me futbollistin turk, në mënyrë që ai të bashkohet në radhët e Arsene Wenger.