Ylli i Dortmundit mund të kalojë në Premier Ligën angleze.

Klubi londinez Arsenal është duke e kërkuar me ngulm transferimin e mesfushorit ofensiv të Borussia Dortmundit Julian Brandt gjatë afatit kalimtar veror, raporton “BILD”.

“Topçinjtë” e kanë bërë të ditur interesimin për yllin e Dortmundit në janar të këtij viti, dhe tash pritet që gjatë verës të kthehen me një ofertë drejt klubit gjerman.

Dortmundi është i gatshëm që të dëgjojë oferta për Brandt, dhe do të shikojë që të përfitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e gjermanit.

Këtë sezon, Brandt ka bërë 28 paraqitje në Bundesliga, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime për Borussia Dortmundin.