Riyad Mahrez do të largohet nga Leicester City

Riyad Mahrez do të largohet nga Leicester City

I zgjedhur si futbollisti i vitit në Premier Ligë më 2016, kur Leicester City bëri mrekullinë duke u shpallur kampion i Anglisë, Mahrez tani ka njoftuar largimin nga King Power Stadium.

Sipas medieve në Angli, skuadra e Arsenalit mbetet favorit për të transferuar algjerianin edhe pse në garë për të është dhe Monaco.

Në një intervistë disa ditë më parë, vetë trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger, nuk ka mohuar mundësinë e transferimit të Mahrez në Emirates.