Sipas lajmeve të fundit nga “Sky Sport”, Arsenali ka shprehur interesim konkret për mesfushorin e Chelseat Jorginho.

Italiani e ka humbur vendin e të quajturit “i paprekshëm” në syrin e trajnerit Frank Lampard dhe javëve të fundit janë rritur zërat se ai po shikon për të gjetur një klub të ri.

Rivali i Chelseat, Arsenali mund t’ia ofrojë këtë mundësi, por se nevojitet paraqitja e një oferte konkrete për ta siguruar kartonin e tij.

Jorginho erdhi tek Chelsea nga skuadra italiane Napoli para dy viteve./kp/