Arsenali ka marrë një kredi në vlerë prej 120 milionë funte nga banka e Anglisë, në mënyrë që të sigurohen mjete financiare gjatë krizës së krijuar nga Covid-19.

Kredia duhet të kthehet në fund të muajit maj, me një normë interesi dhe pritet të destinohet për të mbuluar humbjet, dhe nuk do të ketë ndikim në planet e Mikel Artetas për afatin kalimtar të janarit.

Arsenali është duke përjetuar pasojat financiare të Covid 19, sidomos në aspektin e të ardhurave nga tifozët në stadium, të cilët në rrethana normale i sjellin rreth 96 milionë funte në vit klubit nga Londra.