Arsenali merr pikët e plota ndaj Leeds United

Arsenali e ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligë duke arkëtuar tre pikë të plota edhe ndaj Leeds United, skuadër të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0.
“Topçinjtë” nuk e patën fare të lehtë të fitonin në udhëtim pasi vendasit u treguan skuadër shumë e rrezikshme gjatë gjitha 90 minutave lojë, madje kishin rastin që ta barazonin rezultatin që në pjesën e parë, por Bamford dështoi të shënonte nga penalltia.
Golin që pati vlerën e tre pikëve për skuadrën e Mikel Artetas e realizoi Saka në minutën e 36-të.
Në minutat shesë, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja u përjashtua Gabriel.
Arsenali mbetet lider i tabelës me 27 pikë, katër më shumë se Manchester City që renditet i dyti, por që do ta ballafaqohet sonte në derbi me Liverpoolin.

Back to top button