Sulmuesi francez është pjesë e gjigantit anglez që nga vera e vitit 2017, por duket se nuk ka të ardhme në klub.

Londinezët duan lojtar të rinj për sezonin tjetër dhe Lacazette nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Mediat në Angli kanë raportuar se Topçinjtë e kanë nxjerrë në shitje francezin dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.

Për ta lënë të lirë lojtarin të largohet, Arsenali dëshiron që të fitojë 40 milionë euro, 13 më pak se sa kishin shpenzuar katër vite më parë.