Pas një vjet qëndrimi në Camp Nou, Neto pritet të largohet nga Barcelona.

Portieri brazilian duket se nuk i bëri të kënaqur drejtuesit e klubit katalunas. Ai është paraqitur në katër ndeshje në të gjitha garat, duke mos bindur kampionët e Spanjës në këto ndeshje pasi ka pranuar shtatë gola.

Barcelona për ta lënë të lirë 30-vjeçarin kërkon së paku 20 milionë euro.

Arsenali është duke synuar transferimin e Neto-s nga Barcelona, pasi dëshiron një konkurrent të fortë për Bernd Lenon./21Media