Arsenali pësoi disfatë edhe në xhiron e dhjetë të kampionatit anglez, Premier League duke u mposhtur si vendas nga WolwerhamtonWËonderers me rezultat 1-2.

Tre golat e ndeshjes u realizuan brenda 45 minutave të para. Mysafirët e gjetën golin e epërsisë në minutën e 27’ Netos, por shifrat u barazuan pas vetëm tre minutave me anë të golit të Gabriel pas asistimit të Willian.

Por, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, mysafirët e rikthyen epërsinë përmes Podence.

Pas dhjetë ndeshjeve, Arsenali ka vetëm 13 pikë dhe rënditet në vendin e 14, kurse Wolverhamptoini ka gjithsejtë 17 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë.