​Arsenalit i ndryshohet sot emri i stadiumit në Ligën e Kampionëve

Arsenali do të synojë sot të përmbysë një deficit prej 1:0 kundër Portos në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, e vlefshme kjo për fazën e 1/16-ës së kësaj gare.

Arsenali u mposht në ndeshjen e parë 1:0, pas një goli super goli në minutën e 94’, dhe nuk kishte asnjë goditje në portë.

Ky rezultat e lë skuadrën e Mikel Artetas me një detyrë “të lehtë” për të arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, për herë të parë që prej vitit 2017.

Por, do të ju falet nëse mendoni se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”. Pas së gjithash, ky ka qenë stadiumi i “Topçinjve” që nga viti 2006, kur u larguan nga Highbury.

Sidoqoftë, nga pikëpamja teknike, kjo nuk është plotësisht e vërtetë, as në Ligën e Kampionëve. Në garat evropiane, terreni quhet thjesht si “Stadiumi i Arsenalit” për shkak të një rregulli pak të njohur të UEFA-s.

Kjo për shkak se UEFA nuk i njeh sponsorët e stadiumeve sipas rregullave të tyre në lidhje me sponsorizimet.

Prandaj mos u çuditni nëse e shihni sonte “Stadiumi i Arsenalit” dhe jo “Emirates” në ndeshjen kundër Portos.

Back to top button