Një befasi nga Arsenali

Një befasi nga Arsenali

Drejtuesit e klubit anglez kanë arritur marrëveshjen me Arsene Wenger për t’i rinovuar edhe për dy vjet të tjera kontratën trajnerit francez.

Mungon ende zyrtarizmi, por lajmi është publikuar në mediat angleze, të cilat e marrin si të kryer çështjen e rinovimit.

Drejtuesit besojnë shumë te aftësitë e francezit duke dalë edhe kundra tifozëve të cilët kanë kërkuar largimin e Wenger, pasi ai e mbylli sezonin në vendin e pestë duke mos arritur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh./21Media