Përfaqesuesit e Ambasadës Amerikane kanë deklaruar se e mbështesin arsimin në Kosovë. Kjo u bë e ditur përmes një takimi që u mbajt sot së bashku me ministren e arsimit, Arbërie Nagavcin.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht kanë dhënë përkrahje në avancimin e sistemit tonë arsimor, ndaj ndihem e lumtur që mbështetje për fushat me rëndësi të këtij sektori, morëm edhe sot në takimin që zhvilluam”, ka shkroi Nagavci në facebook.

Philip Kosnett, Ray Nayler dhe Mathew Culliane shprehën vullnetin për bashkëpunim që nga vlerësimi formativ e deri te ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, duke përmendur edhe inkuadrimin e ish bursistëve të mbështetur nga Qeveria Amerikane.

Sipas ambasadorit Kosnett, Qeveria amerikane e mbështet zotimin e Qeverisë së Kosovës që në pozita të rëndësishme të vendosen persona të kualifikuar, gjë që është synim dhe zotim edhe në kabinetin tonë.

”Në këtë takim shumë konstruktiv, diskutuam për funksionalizimi e Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të kuadrove nga mërgata jonë, bashkëpunimin e shtuar me Fakultetin e Edukimit, zhvillimin e programeve që mundësojnë integrimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve tanë. E gatshme për bashkëpunimin që Ambasadori Kosnett tregoi gadishmërinë për të vazhduar në fushat që janë me rëndësi për zhvillimin e vendit”, shtoi tutje ministrja e arsimit./21Merdia