Sot me vendim të prokurorit është arrestuar kryetari Istogut, Haki Rogova. Një gjë e tillë është konfirmuar për portalin rtv21.tv edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë Rugova bashkë me dy persona tjerë dyshohet për kryerjen e veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’.

“Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”, bëri të ditur policia./21Media