Arsyet pse Barcelona hoqi dorë nga Erling Haaland
20 Shkurt 2020
Norvegjezi nënshkroi për Dortmund-in muajin e kaluar
Norvegjezi nënshkroi për Dortmund-in muajin e kaluar
Barcelona zgjodhi të hiqte dorë nga ndjekja e tyre për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland për dy arsye.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, klubi e ka menduar seriozisht nënshkrimin me lojtarin, por ishin dy gjëra që quan në mos arritjen e marrëveshjes dhe Barcelona përfundimisht hoqi dorë.
E para është për çështje ekonomike, duke e parë koston e nënshkrimit dhe kontrata që ka aktualisht.
Arsyeja e dytë ishte frika, pasi te Barcelona menduan që Haaland nuk do t’i përshtatej sistemit taktik aktual të skuadrës.
Haaland nënshkroi për Dortmund muajin e kaluar, ndërsa kontrata e tij aktuale është valide deri në qershor të vitit 2024.