Këngëtari i mirënjohur, Art Abazi, ka njoftuar se më nuk është pjesë e labelit PINT.

Arti ka thënë se nga sot e tutje, aktiviteti dhe produksionet e tij muzikore nuk do të mbajnë vulën e PINT.

“Këngët ‘Enigmë’ dhe ‘Dora jote’, ishin fryt i punës dhe përvojës së shkëlqyeshme që kisha me djemtë e kësaj shtëpie diskografike, nga e cila mësova shumë. Respekt dhe mirënjohje”, ka shkruar Arti në Instagram.

Këngëtari ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë të punoj për këngët e radhës dhe albumin e parë./21Media