Një ndër emrat më të njohur të skenës, Art Abazi po punon rreth albumit të tij të parë. Në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar disa fotografi, ku shihej këngëtari në studio.

“Albumi i ri. Puna në progres”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë. Megjithëse detaje lidhur me albumin e parë të Artit nuk u bënë të ditura.

Ka disa muaj që artisti i është bashkuar labelit “PINT”. Arti ka publikuar edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të këtij labeli, me Mc Kreshën dhe Llunin. Të dy këngët, “Enigmë” dhe “Dora jote”, po pëlqehen shumë nga publiku./21Media