Arta Dobroshi dhe bashkëshorti i saj, Shkumbin Jakupi janë bërë prindër për herë të parë.

Aktorja e njohur sot ka sjellë në jetë djalin, të cilin e ka pagëzuar me emrin Tom Engjëll Jakupi.

Kujtojmë se në muajin shkurt, Arta është dekoruar me urdhërin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”, nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën./21Media