Arta mohon të gjitha lajmet

Arta mohon të gjitha lajmet

Ajo është ndër personazhet më të pëlqyera dhe të komentuara në showbizin vendor. Fjala është për aktoren e njohur, Arta Nitajn për të cilën këtë javë u përfol shumë se ajo është shoqëruese e një klubi nate në Dubai. Kjo pasi klubi i quajtur “Billionaire Mansion”, përmes faqes “Thelist” në Instagram, ka promovuar klubin e tyre me imazhin e Artës.

Në lidhje me këtë Arta ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ka mohuar se ajo punon në atë klub, duke theksuar se fotoja e saj të cilën e kanë publikuar është realizuar para një muaji e gjysmë.

Në fund aktorja ka shkruar se ajo dëshiron t’i shijojë momentet e mira në jetën e saj.

“Për ata që dijnë me i lidhë dy fjalë anglisht e që kanë dalë najhere në jetë e di që nuk është problem me kuptu që fotoja ku kam dalë është bërë në një dine klub para një muaj e gjysmë, nuk po shoh poshtë asnjë shkrim që unë punoj aty apo diçka e tillë pos një numër të klubit për rezervime “The List DXB” është event që mbahet çdo të diele në vendin ku shihem unë në foto. Unë nuk kam etje me i pa njerëzit keq se kam shumë momente të lumtura në jetë me i shiju, smuj me shiju me u knaq me fatkeqësinë e dikujt. Paqe dashuri”, ka shkruar ndër të tjera Arta.

Që nga pjesëmarrja e saj në serialin “O sa mirë”, Arta njihet nga të gjithë shqiptarët. /21Media