Artet marciale futen në programet trajnuese dhe arsimore në FSK

Artet marciale gjatë këtij viti do të integrohen në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ndërsa po ashtu thotë se janë duke e vlerësuar profesionalizmin e xhudistëve kosovarë, duke i angazhuar në institucionet e sigurisë.

”Nga sot me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Xhudos, po i japim jetë konceptit të integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundështarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake. Përmes këtij programi përveç investimit në përgatitjen e oficerëve dhe ushtarëve, ne po vlerësojmë edhe profesionalizmin e xhudistëve tanë duke i angazhuar në institucionet tona të sigurisë”, ka shkruar ai.

Back to top button