Arteta flet për zënkën e sezonit të kaluar me Kloppin në “Anfield”

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është paraqitur sot për mediat para ndeshjes së dielën kundër skuadrës së Liverpoolit.

Njëra nga pyetjet e gazetarëve ishte edhe konfrontimi i sezonit të kaluar me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp në stadiumin “Anfield”.

Arteta e shpjegoi reagimin e tij asokohe, ndërsa tha se këto gjëra ndodhin në futboll.

“Unë reagova për të mbrojtur lojtarët tanë në mënyrën më të mirë të mundshme, por mua nuk më pëlqen ta shoh vetën time kështu, kështu që nuk do të reagoj më në të njëjtën mënyrë”, tha Arteta.

“Ky është futbolli. Kjo ndodh në futboll, dhe pas asaj ne e përqafëm njëri-tjetrin dhe vazhduam tutje. Herën e fundit që ishim së bashku asgjë nuk ndodhi. Unë kam respekt të madh dhe admirim për atë se çfarë kanë bërë ata. Ne kem vazhduar tutje”, shtoi më tej Arteta.

Liverpooli dhe Arsenali përballen këtë të diele në stadiumin “Anfield Road” në kuadër të edicionit aktual të Premier Ligës angleze.

Back to top button