Arteta: Kemi nevojë për një 11-she të qëndrueshme
12 Shkurt 2021
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se forma e luhatshme e tyre është për shkak të mungesës së një formacioni titullar të rregullt.
Arsenali aktualisht është i 11-ti në Ligën Premier pasi ka marrë një pikë nga nëntë të mundshëm në tri ndeshjet e fundit.
Arteta ka folur përpara përplasjes të së dielës me Leeds Unitedit dhe ka treguar ‘dobësinë’ e A
rsenalit.
“Duhet një qëndrueshmëri. Duhet një ekip që duhet të luajë dhe kemi nevojë për qëndrueshmëri në 11-shen titullare për të arritur atë kohezion, kimi dhe bashkësi. Ne nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë atë”, ka thënë Arteta.