Me Mikel Arteta-n në stolin e Arsenalit e ardhmja e Shkodran Mustafit ndryshon rrënjësisht në harkun e pak ditëve.

Me spanjollin në stol, futbollisti me origjinë shqiptare është shndërruar në një futbollist shumë të rëndësishëm për Arsenalin dhe Mustafi siç e konfirmon edhe vetë Arteta, do të qëndrojë te topçinjtë edhe për sezonin e ardhshëm.

Tekniku spanjoll ka thënë se është shumë i lumtur me Mustafin.

Mënyra se si po luan, përkushtimi në gjithçka që po tentojmë të bëjmë, niveli i paraqitjebe në çdo tre apo katër ditë ndeshje. Ai ka qenë shumë stabël në lojën e tij“, u shpreh ai.