Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti vdiq sot në moshën 45 vjeçare. Artistë të shumtë u shprehën të pikëlluar nga vdekja e aktorit, për të cilin shkruan fjalë të mëdha.

Edi Kastrati, Ylber Bardhi, Besnik Krapi, Linda Jarani, Fisnik Ademi, Jeton Zogjani, Kushtrim Sheremeti, Ilire Vinca, Burbuqe Berisha, Shkumbin Istrefi, Jonida Vokshi janë disa nga artistët që reaguan përmes rrjeteve sociale, me ç’rast ngushëlluan familjen, të afërmit dhe miqtë e Ahmetit.

 

Luran Ahmeti ishte i prekur me Covid-19 dhe ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta përballojë sëmundjen. Luran Ahmeti ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup, ndërsa ka luajtur në shumë filma e seriale të njohura, përfshirë serialin shqiptar “O sa mirë”, si dhe në serialet turke: “Lugina e ujqërve” dhe “Sulltani shekulli i madhërishëm”./21Media