Arti e kultura i kanë rrëzuar kufijtë në Ballkan. Artistë nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja Hercegovina u bënë bashkë në Shkodër në përmbyllje të një rrugëtimi artistik në disa vende të rajonit

“Muzika mbi të gjithë kufinjtë, tregime të reja për një Ballkan melodioz” është projekti që promovon dialogun dhe nxit vlerat për të jetuar së bashku.

Violinistja Anamarija Maric dhe instrumentisti serb Isak Haračić, ky i fundit i ardhur për herë të parë në Shqipëri rrëfyen këtë përvojë.

“Shpresoj që ky projekt të ketë jetëgjatesi dhe të përseritet serish. Eshtë e nevojshme sidomos në periudhën që ndodhemi si pasojë e virusit Covid, që muzika si një gjuhë e njëjtë për cdo vend të na mbledhë sëbashku. Duhet më shumë mbështetje nga shteti për të tilla nisma. Këtu më pëlqen shumë klima dhe mikëpritja, kam qenë 2 herë në Tiranë dhe në Shkoder hera e parë. Forca Shqipëria!”, tha Anamarija Maric.

“Ky është një rast i mirë për të bërë muzike ballkanike, e për tu bashkuar të gjithë. Ishte pak e vështirë, por më pelque kompozitori Radovani me të cilin punuam dhe preferova të luaj një pjesë të shtetit tuaj që na mirëpritet këtu. Duhen bërë më shumë dhe pse jo të lidhemi më fort si popuj ballkanik.”, u shpreh Isak Haračić.

Arvida Kullolli Vraco nga ana tjetër është një shkodrane e martuar në Bosnje ku është është pjesë e filarmonisë së këtij shteti. Kthimi në vendlindje është emocionues dhe ka këtë mesazh për të tilla nisma.

“Momentet gjeopolitike duhet ti harrojmë, e kemi atë gjalkun që na vlon ne Ballkani, kjo është e vetmja gjë që na lidh të gjithëve.”, u shpreh Arvida Kullolli Vraco.

Për organizatorët koncerti në Shirokë tregoi se qëllimi u arrit.

“Kjo tregon që ne mund t’i mbajmë akoma afër këta njerëz, këta miq të mirë, këta muzikantë dhe artistë”, tha Lorenc Radovani.

Nisma u mbështet nga fondi kulturor zviceran për Shqipërinë dhe u zbatua nga qendra rinore Arka./oranews