Tema e krijimeve figurat e personazheve të njohura

Tema e krijimeve figurat e personazheve të njohura

Daniel Drake dhe Hank Gustafson, së bashku me një ekip artistësh të tjerë, po lënë pa fjalë dashamirë të artit nga e mbarë bota.

Me brumin e petullave të ëmbla, ata tashmë kanë krijuar një radhë figurash të personazheve të famshme botërore, përfshirë këtu edhe të Billie Eilish, Joker-it, reperit Lil Nas X e disa të tjera, shkruan rtv21.tv

Kuzhinieri artist, Hank, në një deklaratë ka treguar se si u ka lindur ideja që të realizojnë një art të tillë. Ai ka thënë se gjatë përgatitjes së një darke, me brumë petullash filloi të realizojnë figura të cilat dukeshin duke qeshur. Ideja ishte që t’i tërhiqnin më shumë darkuesit. Kështu, krijimet artistike filluan t’i postojnë në mediat sociale, prej ku edhe u popullarizuan.

 

Hank ka thënë se çdo petull që e përgatisin, duke ia dhënë formën me brumë me ngjyra, është e ngrënshme.

Falë punës me përgatitje të petullave me figura të ndryshme, artistët Daniel Drake e Hank Gustafson, bashkë me ekipin e tyre filluan një turne nëpër botë./21Media