Aktori i njohur, Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare.

Artistë të shumtë janë shprehur të pikëlluar nga vdekja e aktorit, për të cilin kanë shkruar fjalë të mëdha.

Shumbin Istrefi, Teuta Sadiku, Kushtrim Sheremeti, Alban Mehmeti, Shkumbin Kryeziu, Sinan Vllasaliu, Afërdita Demaku, Vedat Bajrami, Fatmir Spahiu, Robert Berisha janë disa nga artistët që kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, me ç’rast kanë shprehur ngushëllime për familjen, miqtë e kolegët e Cimës.

Rasim Thaçi-Cima ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit. Ai ka disa ditë që ishte duke vuajtur nga Covid-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive. Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike. Familja Thaçi sot ka bërë të ditur se varrimi i aktorit do të bëhet nesër në fshatin e lindjes, në Vukovc, në orën 13:00./21Media