Rusia thotë se do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024

Rusia tha se po planifikon të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe t’i japë fund partneritetit të saj prej dekadash me NASA-n në postin orbital, sipas kreut të sapoemëruar të agjencisë hapësinore të Rusisë.
Shefi i Roscosmos, Yury Borisov i tha presidentit rus, Vladimir Putin se “vendimi për t’u larguar nga ky stacion pas vitit 2024 është marrë”, shkruan CNN.
“Ju e dini se ne po punojmë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Pa dyshim, ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj partnerëve tanë, por vendimi për t’u larguar nga stacioni pas vitit 2024 është marrë,” i tha Borisov Putinit./21Media

Back to top button