Efektet e koronavirusit janë vërejtur edhe në industrinë e argëtimit, ku janë anuluar festivale, koncerte, premiera filmi, madje edhe shume xhirime të projekteve të ndryshme.
Edhe në këto ditë krize për pothuajse të gjithë , artistëve tanë kanë menduar për fansat e tyre, duke publikuar projekte nga me të ndryshmet të cilat po pëlqehen shumë.

Që nga ditët e para të karantinë e deri në kohën e sotme ku masat e lëvizjes kanë pësuar ndryshime të mëdha nga java në javë ne jemi dëshmitar të një varg projektesh ku prej atyre që dominoi më së shumti në këtë perjudhë ishte reperi Ledri Vula, i cili në orët e para të 13 marsit, në diten kur u konfirmua rasti i pars me COVID 19 ns vendin tons lansoi albumin e ri “10/10”, i cili përmban 15 këngë të reja.

Disa prej këtyre projekteve, Ledri i solli të shoqëruara edhe me videoklip, siç janë “10/10”, “Alien” dhe “100”, të cilin e solli ne bashkpunim me Lyrical Son dhe Singullarin. “Trëndafili i zi” , “Gjiganta” ishin po ashtu kënge që u pëlqyen shumë. Projekti i fundit i Ledrit ne ketë kohe pandemie është bashkëpunimi me Capital T. Bëhet fjalë për keëngën DMP, këngë kjo e cila është pjesë e albumit “Skulpturë” të Capital T.

Era Istrefi

Atëherë kur me se paku prisnim ditët e karantinës na i beri me të lehta Era Istrefi, e cila me 27 mars bëri rikthimin e saj në muzikë pas një pauze. Ajo publikoi këngën “No maybes” në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Sencan.

Dafina Zeqiri

24 marsi është data kur këngëtarja Dafina Zeqiri në bashkëpunim me Cricket publikoi këngën “Një herë në jetë”, këngë kjo e cila vazhdon të jetë në maje të top listave vendore. Vetëm për dy muaj kënga në fjalë ka marrë hiç më pak se 18 milonë klikime në yotube. Shumë e pëlqyer vazhdon të jetë edhe kënga “ A je pendu” të cilën Dafina e publikoi me 1 maj. Ndonëse Dafina nuk realizoi ndonjë klip të veçantë për këngën në fjalë ka marrë afro 9 milionë klikime në Youtube dhe shumë komente pozitive në rrjetet sociale.

Tayna

Për dallim nga projektet e mëparshme në ditet e karantine këngë publikoi edhe Tayna e cila pas kërkesave të shumta të fansave të saj, me 14 prill publikoi këngën “A jo”. Këtë projekt artistja e publikoi vetëm në versionin audio, ndërsa kishte deklaruar se e shpreson shumë që kënga do t’i disponojë të gjithë përkundër situatës në të cilën gjendeshim, shkruan portali rtv21.tv

Skerdi Ago

Një këngëtar shumë aktiv në këtë periudhë ka qenë Skerdi Ago, i cili publikoi projekte të njëpasnjëshme.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm që kishte me Labinot Tahirin, ai në ditët e izolimit solli dy këngë. “Tradhtare 2” dhe “Vaj”, janë dy projekte që Skerdit i sollën shumë klikime në Yutube dhe komente pozitive në rrjetet sociale.

Gena

Në kohën e karantinës ishte edhe Gena ai i cili publikoi këngën “Mall për ty , të cilën ai e e solli më 25 mars, vetëm në versionin audio. Ndersa me 14 qershor Gena solli duetin me Olsi Bylykun. Është fjala për kengen “Bella Senorita” e cila per dallim nga kenga “Malli per ty” dhe erdhi e shoqëruar me videoklip. Për muzikën e kësaj kënge është përkujdesur Gena dhe Gent Myftaraj, kurse tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi dhe Olsi Bylyku

Mentor Haziri

Gjatë muajve mars dhe qershor këngë publikoi edhe artisti i njohur Mentor Haziri . Ky artist më 19 mars publikoi projektin e veçantë me titull “Mara” të cilën e vizualizoi me videoklip. Ndërsa, me 7 qershor ai publikoi një tjetër këngë “Për ju” të cilën ai u dedikoi disa prej artistve më të sukseshëm dhe me të dashur shqiptarë të cilët nuk janë me në mesin tonë. Për tekstin dhe muzikën e këngës “Për ju” është përkujdesur Eriona Rushiti, ndërsa, për videon Besim Ugzmajli

Elgit Doda

Aktiv gjatë kësaj kohe ishte edhe kentautori Elgit Doda i cili fillimisht solli projektin “Runaway” vetë me instrumental, për t’i lënë me pas hapësirë një këngë shumë ritmike tipike verore. Është fjala për këngën “Parajsa ime”. Projekti në fjalë bashkoi Elgitin me Alban Skënderaj . “Parajsa ime” sipas këngëtarëve është dedikim për bregdetin e bukur shqiptar. Artistët asaj i relizuan edhe klip të bukur e veror po pëlqehet shumë nga publiku, ndonëse ka vetëm pak kohë që u lansua ajo ka rreth 4 milionë klikime në youtube.

Venera Lumani, Lind Islami

Këta dy artistë të mëdhenj na bën të mendojmë më shumë për dashurinë dhe kujdesin që duhet të kemi për me të dashurit tonë si në fillim të pandemisë ashtu edhe këto ditë. Me 29 mars Lindi dhe Venera publikun këngën “Larg” e cila është pelqyer si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ndërsa me 17 qershor ata publikuan edhe këngën “Ma shumë . Për muzikën e kësaj kënge që vije si një lloj dedikimi ndërmjet artistëve është përkujdesur kantautori, Elgit Doda dhe Lindi, ndërsa tekstin e kanë shkruar bashkë Venera dhe Lindi.

Yll Limani

Në listën e artistëve që sollën këngë gjatë kësaj periudhe është edhe këngëtari Yll Limani. Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, me 11 qershor publikoi projektin e tij me të ri “I kom kall”, të cilin e solli bashkë me videoklip. Për tekstin e këngës është kujdesur, Aida Baraku, muzikën e bëri vetë Ylli, ndërsa për mix/masterin u kujdes Mixey.

Edona Llalloshi

Qershori solli edhe projektin me të ri të këngëtares shumë të dashur Edona Llalloshti. “Ditën e Hane: është kënga e fundit e Edonës muzikën dhe dhe tekstin e së cilës e ka punuar Ilir Berani, ndërsa orkestrimin e ka bërë Miti Geci.

Enca Haxhiu

Në fillim të qershorit këngë publikuan edhe artistët të tjerë siç është, Enca Haxhia e cila këngën në të cilën flet per dashurinë e humbur e prezantoi të kompetuar edhe me një klip të veçantë./21Media